16:43 12/03/2014Pasi shkeli skenën e Teatrit “Aleksandsër Moisiu” në Durrës, Hervin Çuli e sjell në shtëpinë e tij komedinë “Loja e dashurisë dhe rastësisë”. Komedia franceze e Pier Dë Marivo, nën regjinë e Drejtorit të Teatrit Kombëtar, prezantohet për herë të parë për publikun shqiptar.Vepra e shkruar në fillim të shekullit të 18-të, na kthen pas në kohë atëhere kur martesat projektoheshin nga familjarët dhe kandidatët për burrë e grua nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Shumë e pasur me të qeshura “Loja e dashurisë dhe rastësisë” do të vijë këtë fundjavë.