Lojërat Olimpike Dimërore Rinore
Ezio Leonetti renditet i 35 në slalomin e kombinuar
Ezio Leonetti pati një pozicionim më të mirë në slalomin e kombinuar në krahasim me garën e një dite më parë në super gjigand, duke u renditur i 35 nga 58 garues. Skiatori shqiptar që merr pjesë Lojërat Olimpike Dimërore Rinore dha një rezultat të kënaqshëm duke parë edhe kushtet atmosferike, duke kaluar finishin me kohën 1 minutë, 40 sekonda e 74 të qindat.
“Ishte e vështirë, pasi kishte akull në pistë, por gabova vetëm në dy momente, por jam i kënaqur, sepse slalomi nuk është i preferuari im”, tha ai.
Pjesëmarrja e Ezio Leonetti në këtë aktivitet nuk mbyllet këtu, pasi do të ketë edhe dy gara të tjera, slalomin gjigand dhe atë special. Shqipëria është debutuese në Lojërat Olimpike Dimërore Rinore që po mbahen në Zvicër.
Tv Klan