Lojërat Olimpike do të zhvillohen në vitin 2021


Lojërat Olimpike do të zhvillohen në vitin 2021

09:17 07/09/2020

Lojërat Olimplike që ishin parashikuar për t’u zhvilluar gjatë verës së vitit 2020 do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm për shkak të situatës së COVID-19. Këtë të hënë është marrë vendimi që Lojërat Olimplike të nisin në 23 Korrik 2021 dhe do të zgjasin deri në 8 Gusht.

Nënkryetari i Komitetit Olimplik, John Coates, është shprehur se Lojërat Olimpike do të zhvillohen verën e ardhshme, edhe nëse situata e COVID-19 do vijojë të jetë e njëjtë.

Coates konfirmoi se Lojërat Olimpike do të fillonin në 23 Korrik të vitit të ardhshëm, duke i quajtur “Lojërat që pushtuan Covid”. Më tej ai u shpreh se tashmë ka dritë në fund të tunelit dhe garat do të zhvillohen.

Më herët në muajin Korrik, shefi ekzekutiv i Tokyo 2020, Toshiro Muto, tha se po mendohet që gjatë zhvillimit të lojërave olimpike do të ketë një audiencë të kufizuar, pasi është përjashtuar mundësia që të zhvillohen pa asnjë spektator./tvklan.al






Të ngjashme