
Video/Lojtarët e Islandës priten si heronj
Heronjtë u kthyen në shtëpi dhe një komb i tërë ka dalë në rrugë t’i presë. Pas eliminimit në çerekfinalet e kampionatit europian, Islanda është kthyer në kryeqytetin Reykjavik.
Rrugët ishin të mbushura dhe turma e njerëzve shoqëroi autobusin e hapur me futbollistët që përshëndesnin të gjithë.
Një festë triumfi, një ngjarje e rrallë, mijëra njerëz kanë zbritur në rrugë e sheshe për të festuar arritjen e idhujve të tyre. Është e ligjshme, që kjo pritje të jetë si për një fitues. Kombëtarja islandeze me energjinë, vendosmërinë dhe shpirtin e sakrificës, e bëri popullin e saj prej 300 mijë vetësh të ëndërronte.
Për pak ditë ekipi i vikingëve u kthye në mishërimin e të gjitha skuadrave të vogla që ëndërrojnë të marrin pjesë në gara të tilla kontinentale.
Për të përshëndetur përfaqësuesen, nuk mund të mungonte thirrja e luftës, një koreografi unike që emocionoi të gjithë.
Edhe Reykjaviku iu bashkua këtij manifestimi nën goditjet e daulles. Një spektakël emocionues që do të mbahet mend gjatë.
Tv Klan