Lojtarët e larguar drejt Kosovës, trajneri Bunjaki nuk bën deklarata


Lojtarët e larguar drejt Kosovës, trajneri Bunjaki nuk bën deklarata

14:50 16/08/2016

Milot Rashica, Herolind Shala dhe Alban Meha ishin të larguarit nga Shqipëria drejt Kosovës. Trajneri Gianni De Biasi sqaroi se gjithkush që nuk do të qëndrojë me skuadrën mund të bëjë zgjedhjen e tij. Përfaqësuesja e Kosovës tani mund të marrë pjesë e kualifikueset e Europianit dhe Botërorit. Stafi teknik dhe federata po punojnë për të ndërtuar skuadrën.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki është i përqendruar te ndeshja debutuese me Finlandën. I kontaktuar nga TV Klan sqaroi se deri sa lojtarët të jenë vendosur se kë fanellë do të veshin nuk do të japë asnjë deklaratë për të shmangur keqkuptimet. Kosova do të nisë aventurën e saj në eliminatoret e Botërorit 2018 muajin e ardhshëm, por deri në atë moment mund të ketë edhe afrime të tjera nga lojtarë të cilët janë aktivizuar me përfaqësuese të ndryshme fillimisht.

Ata kanë të drejtë të zgjedhin Kosovën si debutuese në turnetë ndërkombëtar. Lëvizjet e para te Shqipëria pritet të pasohen edhe me afrime. Një rikthim pritet të jetë ai Jahmir Hykës, i cili po kalon një formë të mirë le Luzern.

Tv Klan






Të ngjashme