Lojtarët kundër Luis Enrique
Duket si teori konspirative por mediat spanjolle raportojnë se futbollistët e Barcelonës e kanë të qartë. Në darkën ku festuan ditëlindjen e Neymar, vendimi u mor. Të lodhur duke i mbuluar gabimet trajnerit, lojtarët e Barcelonës duan ta largojnë Luis Enruquen një herë e përgjithmonë.
Pas humbjes ndaj PSG, dy nga peshat e rënda të ekipit Busquets dhe Iniesta thanë se PSG ishte më mirë taktikisht, duke nënkuptuar se përgjegjësia për humbjen ishte e trajnerit.
Ndërkaq mediat britanike njoftojnë se drejtuesit e Barcelonës pasi kanë analizuar situatën e klubit kanë filluar lëvizjen për gjetjen e zëvendësuesit të Luis Enrique në qershor.
Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, 53 vjeç, shihet si mundësia më e mirë për të pasuar teknikun aktual. Si një ish-futbollist i klubit spanjoll, Koeman e ka shfaqur edhe më herët dëshirën për të drejtuar një ditë Barcelonën./ TV KLAN