Lojtarët në përfundim të kontratës
Messi, Modriç, Ramos apo Hysaj mund të largohen me kosto zero
Kurrë si në këtë vit nuk ka patur kaq shumë lojtarë të rëndësishëm, të cilëve u përfundon kontrata në fund të sezonit. I pari mes tyre është Lionel Messi, i cili ende nuk po bindet të firmosë një marrëveshje të re me Barcelona.
Nëse nuk bindet të shumtë do të jenë ekipet që mund ta marrin në verë, pasi në 6 muajt e fundit të kontratës mund të bëhen bisedime me skuadrat e interesuara.
Sport Mediaset ka përfshirë në këtë listë edhe Elseid Hysajn, i cili është te Napoli prej 2015, por prej kohësh përflitet se mund të largohet drejt një tjetër ekipi.
Në fund të Qershorit mbyllin marrëveshjen edhe emra si Gigio Donnarumma i Milan, David Alaba i Bayern Munchen, Luka Modriç e Sergio Ramos i Real Madrid, Angel Di Maria i Paris Saint Germain apo Sergio Aguero i Manchester City.
Tv Klan