Lojtaret pa një shpjegim për humbjen


Lojtaret pa një shpjegim për humbjen

16:29 19/12/2017

Edhe pse pranojnë se kanë diskutuar me njëri tjetrin, lojtarët e partizanit nuk japin një shpjegim të arsyeshëm, të humbjes së rëndë në Gjirokastër. Në daljen e parë për shtyp, i takoi mbrojtësit Renato Malota të përballet me mediat.

“Dite e zezë për ne, as ne nuk e morëm vesh si shkoi ashtu ajo ndeshje. Po të fusje edhe ekipin e të rinjve nuk do i pësonte 5 gola.”

Në emër të futbollistëve të Partizanit, Malota shprehu kënaqësinë e vazhdimit të sezonit me trajnerin Starova

 “Ai disponon besimin e te gjithëve, kënaqësi që nuk ia pranuan dorëheqjen.”

Starova ka filluar menjëherë përgatitjen për ndeshjen e fundit të vitit, kundër Vllaznisë. Seanca në dukje ishte e qetë por në fytyrat e futbollistëve shihej qartë një shqetësim. Merkato e janarit dhe ndryshimet e mundshme në klubin e kuq ku mund te ketë largime edhe te titullarëve sjellin mungesë qetësie mes lojtarëve të cilëve iu është kërkuar që nën drejtimin e Starovës të grumbullojnë më shumë pikë se kundërshtarët në pjesën e mbetur të sezonit.

Tv Klan





Të ngjashme