Lojtari i Juventus preket nga koronavirusi
Juventusi ka lajmëruar se mbrojtësi Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Skuadra ka deklaruar se ka aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit që kërkohen sipas ligjit. Klubi është shprehur se 25-vjeçari aktualisht nuk ka simptoma.
“Futbollisti Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 dhe për momentin është pa simptoma. Juventus Football Club ka aktivizuar në këto momente të gjitha procedurat e izolimit që parashikohen nga ligji, përfshirë edhe personat që kanë pasur kontakt me të”, thuhej në njoftimin e klubit.
Në këtë mënyrë Daniele Rugani bëhet lojtari i parë i prekur në Serie A. Të gjitha sportet në Itali janë pezulluar deri më 3 Prill, me vendin që është izoluar pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit./tvklan.al