Lokali shfrytëzohej për prostitucion


Lokali shfrytëzohej për prostitucion

10:40 07/05/2016

Ky lokal pranë pallatit me shigjeta në kryeqytet ishte përshatur dhe shfrytëzohej për prostitucion nga ana e një 61-vjeçareje.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e dy shtetaseve nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Mësohet se shtetasja me inicialet Z. M, në lokalin e saj në rrugën e “Kavajës”, kishte punësuar si kamariere dy shtetaset V.B 47-vjeçe dhe F. Ç., 40-vjeçe dhe i shfrytëzonte për prostitucion duke i siguruar klientë të ndryshëm dhe merrte pagesë nga këta të fundit për këtë veprim të kundraligjshëm. Për të dyja këto shtetase me banim në Tiranë, ka nisur ndjekja penale. Vetëm 47-vjeçarja do të ndiqet në gjendje të lirë.

Policia ka konstatuar në brendësi të lokalit një dhomë të përshatur me krevat e kolltuk ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme.

Tv Klan






Të ngjashme