Londër lirohet avioni i marrë peng – (10 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Lirohen pengjet e Boingut 767 te linjës ajrore afgane, mbajtur peng që të dielën në një airport të Londrës. Ka qenë ora 3 e mëngjesit kur pengmarrësit kanë liruar 85 personat e parë, shumica gra e fëmijë. Mendohet se mes tyre kanë qenë dhe familjarët e piratëve të ajrit. Ndërsa para agimit janë lënë të lirë të gjithë pengjet e avionit afgan. 19 është numri i të arrestuarëve nën akuzën e pengmarrësve. Kërkesat e tyre janë azil politik, imunitet dhe të marrin pjesë në një parti të ekstremit afgan në Londër.
Kemi pasur problem me qeverinë afgane thonë autoritetet policore. Ne s’mund të ndërhyjmë në kërkesën e tyre për azil politikë. Ne kishim për detyrë vetëm të kapnim piratët e ajrit, për më tej ka organizma të tjerë, shtojn organet policore në Britani. Boingu 767 qëndroi 4 ditë në pistën e aeroportit pranë Londrës.
Afganistani e ka marrë vesh nga radioja lajmin e lirimit të pengjeve. Më të interesuarit kanë qenë familjarët e pengjeve. Ndërsa Afganistani zyrtar ka falenderuar Londrën për zgjedhjen e qetë të problemit të pengjeve./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori