Vritet 17-vjeçarja në Londër, rëndë 16-vjeçari
Një vajzë 17-vjeçare ka mbetur e vdekur dhe një 16-vjeçar është plagosur rëndë nga dy të shtëna në Londër.
Adoleshentja u gjet me një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri në Tottenham mbrëmjen e së hënës dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.
Djali rezulton të jetë plagosur me armë zjarri, ndërsa një djalë tjetër 15 vjeç, u gjet i plagosur me thikë.
Ngjarja vjen pas shqetësimeve në rritje të krimeve në kryeqytetin e Anglisë. Policia nuk ka informacion nëse krimet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Megjithëse autoritetet kanë nisur hetimet, nuk ka ende një autor të dyshuar./tvklan.al