
Londër/Burgoset shqiptari. Përdhunoi një 15 – vjeçare
Një emigrant shqiptar është gjetur fajtor nga një gjykatë në Londër për përdhunim.
Gjin Gjergji, 46 – vjeç emigrant në Londër do të vuaj 6 vite burg për përdhunimin e një vajze 15 – vjeçare.
Gjergji baba i tre fëmijëve fillimisht i ofroi vajzës transport drejt shtëpisë së saj tek sa ajo ishte duke pritur në rrugën Romford Road në lindje të Londrës rreth orës 10:30 më 7 Janar 2015.
Pasi 15 – vjeçarja ka hipur në makinë shqiptari e ka ndalur makinën në një rrugë pa shumë lëvizje duke e detyruar të kalonte në sediljen e pasme.
Duke përdorur forcë Gjin Gjergji i hoqi pantallonat për ta përdhunuar më pas./tvklan.al