Lorik Cana zyrtarizon largimin nga Kombëtarja
Lorik Cana ka konfirmuar largimin nga Kombëtarja shqiptare e futbollit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Në deklaratën e tij ai thotë se tashmë 33-vjeçar, dhe pas 14 vitesh futboll në nivelet më të larta, i duhet të mendojë për shëndetin dhe të rikuperojë dëmtimet e pësuara gjatë ndeshjeve.
Kapiteni e la përfaqësuesen pas një rekordi për ndeshjet e luajtura. Shiritin e tij në miqësoren e së mërkurës me Marokun e mbajti Mërgim Mavraj, teksa në europian e ka mbajtur edhe Ansi Agolli, si një prej futbollistëve me ekperiencën më të gjatë në Kombëtare.
Mavraj kapiten ndaj Marokut ishte një zgjedhje e përkohshme, siç pranoi vetë mbrojtësi. Mbajtja e shiritit është një proces që në skuadrat e futbollit funksionon me votim. Lojtarët e ekipit zakonisht vlerësojnë eksperiencën, autoritetin dhe karizmën e njërit prej tyre si kapiten. Në mungesë të tij, shiriti i kapitenit i kalon një prej futbollistëve me më shumë vite në Kombëtare.
Tv Klan