Love Story | Kush do të eliminohet të hënën? Ja çfarë mendojnë ndjekësit në Instagram
Teksa natën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri vendosi të eliminonte Klean dhe Julin, publiku ka nisur të aludojë se kush do të jenë dy vajzat e tjera që nuk do të marrin trëndafil nga 33-vjeçari.
Ne kemi zhvilluar një “sondazh” në faqen zyrtare të Instagramit të “Love Story”, ku ndjekësit kanë komentuar emrat e vajzave që mendojnë se nuk do ta vazhdojnë më garën për protagonistin e këtij ‘reality dating show’.
Persona të ndryshëm kanë përmendur emra të ndryshëm, ndërkohë që bie në sy përsëritja e binjakeve.
Disa kanë shkruar Albana, disa Silvana dhe shumica kanë shprehur mendimin që duhet të ikin të dyja motrat.
Ndërkohë, emrat e tjerë më të përmendur për tu larguar kanë qenë; Enxhi, Jonida, Kejsi dhe Flavia.
Sipas këtij sondazhi të zhvilluar në Instastory, motrat binjake, Silvana dhe Albana janë vënë në shenjestrën e ndjekësve të instagramit, për tu eliminuar nga Saimiri këtë javë.
Por pavarësisht këtij përfundimi, është vendimi i Saimirit ai që do vendosë përfundimisht se kush ikën dhe kush qëndron këtë të hënë me të./tvklan.al