Love Story | Kush do të eliminohet të hënën? Ja çfarë mendojnë ndjekësit në Instagram
Teksa natën e katërt të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri vendosi të eliminonte Enxhin dhe Kejsin, publiku ka nisur të aludojë se kush do të jenë dy vajzat e tjera që nuk do të marrin trëndafil nga 33-vjeçari.
Ne kemi zhvilluar një “sondazh” në faqen zyrtare të Instagramit të “Love Story”, ku ndjekësit kanë komentuar emrat e vajzave që mendojnë se nuk do ta vazhdojnë më garën për protagonistin e këtij ‘reality dating show’.
Ajo që bie në sy është se motrat binjake dhe treshja, Arjana, Suela dhe Silvana, kanë qenë emrat më të përmedur për tu eliminuar, sipas opinionit të ndjekësve të instagramit.
Kjo mund të ketë ardhur edhe si pasojë e debateve të javës, ku këto grupe vajzash kanë shkëmbyer replika.
Ndërkohë, emrat e tjerë më të përmendur për tu larguar kanë qenë; Flavia, Drita dhe Xhesi.
Sipas këtij sondazhi të zhvilluar në Instastory, motrat binjake, Silvana dhe Albana, si edhe shoqet Suela, Arjana dhe Enxhëll janë vënë në shenjestrën e ndjekësve të instagramit, për tu eliminuar nga Saimiri këtë javë.
Edhe javën që shkoi dy motrat ishin më të votuarat në Instagram sa i përket eliminimit.
Por pavarësisht këtij përfundimi, është vendimi i Saimirit ai që do vendosë përfundimisht se kush ikën dhe kush qëndron këtë të hënë në “Love Story”./tvklan.al