LRA zhvillon takimin e parë
Forca më e re politike, Partia Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka është në fazën e ngritjes dhe konsolidimit të strukturave të saj.
Lëvizja Rinore e kësaj partie ka zhvilluar takimin e saj të parë, për të cilin ka zgjedhur moton “Rinia, periudha e vlerave dhe vitalitetit”.
Takimin e ka përshëndetur dhe Kryetari Duka, i cili i ka bërë të qartë të rinjve të LRA, se kanë mbështetjen e tij maksimale duke respektuar pavarësinë e kësaj strukture.
Takimin e tyre, të rinjtë LRA e kishin organizuar në formën e një feste, ku nuk munguan si të ftuar dhe këngëtar si dhe 3 futbollist të Kombëtares.
Tv Klan