LSI cakton datën kur do mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri
Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti drejtues si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo forcë politike ka caktuar se kur do të mbahet Konventa për të zgjedhur vendet vakante.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” LSI, njofton se në 5 Korrik do mblidhet Konventa Kombëtare, nga ku do të zgjidhet Kryetari dhe Zv.Kryetari i ri i partisë.
“Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”./tvklan.al