LSI kritika mbi buxhetin për Shëndetësinë
Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet kritike edhe për buxhetin e Ministrisë së Shendetësisë.
Ish – ministri Petrit Vasili ka përqendruar vërejtjet në sektorin e investimeve, që sipas tij, janë në rënie dhe përfshirja e partneritetit publik privat në këtë sektor është jo korrekte.
Premtimi për shendëtësi falas shkaktoi përplasje mes Ministrit Beqaj dhe kryetares së Komisionit, Albana Vokshi.
Buxheti i Shëndetësisë për 2017 është 47 miliardë e 30 milionë lekë.
Tv Klan