LSI kundër rritjes së çmimit të gazit
LSI i kërkon Kuvendit që në paketën e re fiskale, të mos miratohet neni për rritjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga automjetet.
Përmes një letre kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili e cilëson rritjen si shumë të lartë në krahasim me çmimin e gazit për automjete që është tani dhe ky fakt do të sillte rendim thotë ai në xhepat e qytetarëve. Vasili shkruan se është rritur numri i makinave që punojnë me gaz dhe se shumë qytetarë i kanë kthyer makinat me impiante gazi pikërisht për shkak të çmimit të lirë. Edhe deputeti tjetër, Lefter Koka doli kundra propozimi të Ministrisë se Financave në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë./TV KLAN