Vasili: Reforma, vetëm me konsensus dhe sipas Venecias
LSI ka artikuluar sërish të njëjtin qëndrim se do të mbështesë vetëm miratimin konsensual të një drafti që është i bazuar krejtësisht në rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Petrit Vasili që ka folur në emër të grupit parlamentar është kundër trafikimit të votave për të arritur 94 kartonat që nevojitet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe kundër përdorimit të reformes si alibi për zgjedhje parlamentare.
Vasili pranon LSI se nuk është njohur zytarisht me propozimin hibrit që Nuland iu vendosi në tavolinë Kryeministrit Rama dhe Kryedemokratit Basha, por pavarësisht kësaj ai thotë se Shqipëria është një republikë parlamentare dhe jo një republikë ekspertësh.Vasili nuk e artikulon qartë qëndrimin kundër përfshirjes së operacionit ndërkombëtar të monitorimit në procesin e vetingut, por sjell shembullin e kompanisë britanike Croën Agent, e kontraktuar nga qeveria për të monitoruar shërbimin doganor, si rastin e dështimit të ekspertizës ndërkombëtare.
Ky qëndrim i LSI vjen një ditë pasi Partia Demokratike iu përgjigj me një propozim variantit të ndihmës sekretares Nuland, duke kërkuar që roli i ndërkombëtarëve të ishte monitorues dhe jo ekzekutiv dhe pasi Kryeministri Rama e quajti këtë propozim si refuzim të reformës dhe kërkoi sërish negociata me opozitën.
Tv Klan