LSI shpërthen ndaj Edi Ramës
Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama mori një përgjigje të ashpër nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka lëshuar ndaj tij akuzat më të ashpra që prej kohës kur ajo ishte në qeveri me Partinë Demokratike.
Silva Çaka:
“Edhe pak gra me vlera socialiste, zonja të vërtetë të së majtës u fshinë pabesisht nga lista për dpeutete të PS-së, duke u zëvendësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes dhe biznesmenët tenderxhinj.
Pasi u ktheu krahët socialistëve të thjeshtë për 4 vite me radhë dhe i dha “gjithë pushtetin oborrit të tij të Rilindjes”, tani kujton se mund të mashtrojë për herë të dytë socialistët, duke u thënë se nuk e ka fajin zullumi i tij me pushtetin dhe përbuzja e tij ndaj tyre, por na e paska fajin LSI-ja që është në koalicion. Kjo alibi e tij është e mjerë dhe e pashpresë”.
Përmes deputetes Silva Çaka, LSI thotë se Rama e ktheu Rilindjen në një ndërmarrje droge dhe se akuzat e tij ndaj saj janë pasojë e frikës që ka nga vota e lirë.
Problemi i tij i madh është tmerri që ka nga zgjedhjet e lira dhe vota e lirë. Ai ishte njeriu më i frikësuar të bënte zgjedhje brenda Partisë Socialiste me rival Blushin e jo më të pranojë zgjedhje të lira me të gjithë aktorët e përfshirë në garë…
Ai Rilindjen e tij e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Evropë.
Ndaj dhe inskenimi i turpshëm i ditës së djeshme në mitingun e Beratit në bashkëpunim edhe me segmente kriminale të policisë, për gjoja blerje votash, është përpjekje e dështuar për të trembur dhe frikësuar LSI-në, ndërkohë që është vetë kryepolici që planifikon blerje votash masive duke përdorur çdo mjet të pushtetit
.
Sipas LSI –se, kryeministrin e ka kapur paniku nga mbështetja qe kjo force politike gëzon ne Berat dhe në të gjithë Shqipërinë si dhe nga zbatimi i Vettingut.
Tv Klan