LSI: Vijën e kuqe për Reformën në Drejtësi e përcakton Komisioni i Venecias
Pas deklaratave të Kryeministrit Rama, se vijën e kuqe për Reformën në Drejtësi e kanë përcaktuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lëvizja Socialiste për Integrim reagon duke thënë vijën e kuqe për të ketë reformë e përcakton vetëm Komisioni i Venecias.
Për këtë arsye, ajo i sugjeron opozitës që t’i drejtohet Brukselit për këtë çështje.
LSI nuk lëviz nga qëndrimi i saj se, miratimi i reformës duhet të bëhet pa e përjashtuar opozitën. Por Nënkryetari Vasili thotë se ajo do ta bënte një sakrificë vetëm nëse do të ishte e garantuar, që miratimi i reformës, edhe pa opozitën, do të garantonte hapjen e negociatave.
Vasili përsëriti se kriza e krijuar nga paragrafi 88, i Komisionit të Venecias është absurde dhe se ky paragraf nuk mund të vazhdojë të mbajë peng të gjithë reformën.
Tv Klan