Lu e Vlahutin pranojnë ftesën e Metës


Lu e Vlahutin pranojnë ftesën e Metës

18:53 17/07/2016

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Ambasadori Lu ka informuar Kryetarin e Parlamentit z. Meta se e pranon ftesën, duke nënkuptuar se këto diskutime do bazohen mbi propozimin hibrid të përmendur më parë nga Ambasadorja Nuland, i cili vë në zbatim plotësisht paragrafin 88 të komisionit të venecias dhe ka mbështetjen e Opdat dhe Euralius.

Ndërsa zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, në përgjigje të ftesës së Metës, thotë se Ambasadorja Romana Vlahutin pranon të bashkohet në diskutime gjatë ditës së hënë.

Sipas kësaj letre, ambasadorja është shprehur në favor të respektimit të sovranitetit të Shqipërisë, sa i përket procesit të vetingut.

Tv Klan






Të ngjashme