Lu takim me Bashën


Lu takim me Bashën

17:40 09/05/2017

Ambasadori amerikan Donald Lu  zhvilloi një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Mësohet se takimi u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike. Ky takim vjen një ditë pas miratimit të fletëve të votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Edhe pse nuk ka pasur një prononcim për mediat pas takimit, kyreopozitari Basha ka publikuar një status në rrjetin social Facebook. 

Statusi i plotë i Lulzim Bashës menjëherë pas takimit me Lu:

Shkaqet e krizës ku gjendjet vendi janë tek politika e dështuar e Edi Ramës, tek futja e kriminelëve në politikë, tek kthimi i vendit në hambar droge, tek grabitja e çdo pasurie publike dhe mosmbajtja e asnjë premtimi. Në 3 vite e gjysëm ne e kemi bërë betejë tonë kundër kësaj politike shkatërruese, e kemi bërë në Kuvend, e në komunikimet publike, në media, në kancelaritë e huaja. E kam bërë unë, grupi ynë parlamentar, aleatët tanë opozitarë. E kanë bërë edhe njerëzit e vlerave, intelektualët, akademikët, gazetarët e lirë, dhe mijëra qytetarë të thjeshtë. Por në 3 vite e gjysëm të kësaj beteje nuk është arritur dot as një e dhjeta e asaj që qytetarët e bashkuar kanë arritur në 81 ditë qëndresë.

Mësimi është i qartë, përfundimi është i thjeshtë për këdo që do të shohë dhe të kuptojë të vërtetën. Edi Rama nuk e njeh gjuhën e argumentimit, nuk e njeh forcën e arsyes. Ai njeh dhe mund të respektojë vetëm imponimin nga bashkimi qytetar dhe popullor përmes protestës, përmes manifestimeve, përmes mosbindjes civile, përmes betejës totale për zgjedhje të lira e të ndershme. Ndaj sot ne përsërisim këmbënguljen tonë për të vazhduar betejën tonë deri në fitoren totale të kësaj kauze. Manifestimi dhe bashkimi më i madh në historinë e Shqipërisë demokratike, të shtunën në orën 12, tani është axhenda dhe kauza e çdo qytetari.

/tvklan.al

 






Të ngjashme