Luan Hajdaraga deklaratë për incidentet në kufi (22 Maj 1999)
Nuk do të lejojmë që ushtria serbe të shkelë në territorin brenda Shqipërisë. Ka qënë kjo deklarata e ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga pas sulmeve të ushtrisë serbe ndaj fshatrave kufitare shqiptare. Hajdaraga tha se është shtuar numri i ushtarëve në kufi dhe paisja e tyre me mjetet të rënda ushtarake.
Luan Hajdaraga: Në momentet kur ushtria serbe dhe trupa të saj kanë hyrë brenda territorit shqiptar duke tentuar të qëndrojnë atje ushtria ka hapur zjarr dhe ka detyruar ato të largohen në disa raste. Dhe jemi të vendosur për t’a bërë këtë gjë sa herë që ushtria serbe do tentojë të hyjë në territorin shqiptar. Kohët e fundit për të rritur sigurinë në kufijtë tanë verior, kemi marrë masat e nevojshme dhe kemi shtuar dispozitivin tonë ushtarak duke dërguar dhe armatim të rëndë. Këto janë masa me karaktere mbrojtës. Përsa i përket pyetjes së dytë që më bëtë, bashkëpunimi me UÇK-në mund të them që ushtria shqiptare realizon detyrat e saj kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Shqipërisë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame