Luan Hajdaraga intervistë (01 Gusht 1998)


Luan Hajdaraga intervistë (01 Gusht 1998)

08:33 01/08/1998

Ministri Hajdaraga shprehet për Televizionin Klan se Ministria e Mbrojtes po merr masa për të rritur nivelin e gatishmërisë së efektivave ushtarake në zonën veriore të vendit dhe se në fund të muajit gusht mund të organizohet një stërvitje ushtarake pikërisht në veri.

I pyetur nëse rekrutimi i ushtarëve të rinj ka të bëje me situatat e paraqitura ne veri, Hajdaraga shprehet se ky rekrutim është një ritual i zakonshëm që ndodh pikërisht në fund të muajit gusht dhe në fillim të muajit tetor ku dhe bëhet mobilizimi i ushtarëve të rinj në kuadrin e forcimit të ushtrisë. Përsa i përket zërave për dyfishimin e ushtrisë shqiptare ai thotë se janë zëra të pabaza pasi po dyfishohet vetëm numri i rekrutëve./tvklan.al






Të ngjashme