Luan Hajdaraga, Komisioni i Mbrojtjes – (18 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Strategjia e sigurimit dhe politikat e mbrojtjes të Shqiperisë do të shpejtojnë anëtarësimin e saj në Nato. Kështu i ka përkufizuar ministri Luan Hajdaraga, dy projektet e cilësuara si Kushtetuta e Ushtrisë, sot në diskutimin e përbashkët të komisionit parlamentar të Mbrojtjes dhe atij të Jashtëm. Sipas dokumentit të politikës së mbrojtjes, forcat ushtarake shqiptare do të përbëhen nga forca tokësore detare dhe ajrore. Ky dokument përcakton rreth 120 mijë njerëz të përfshirë në forcat e armatosura aktive, rezervë dhe territoriale. Por kjo kërkon një kontribut të madh financiar të shoqerisë shqiptare. Shpenzimet e përgjithshme për të mbajtur forcat e armatosura në vitin 2004 tentohet të jenë 13 miliardë lekë. Ndërsa projekt ligji për strategjinë e sigurmit, pasqyron ndryshimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit. Deputetët kanë dhënë sot ide e sygjerime e tyre për këto dy projektligje tepër të rëndësishme për strategjinë e mbrojtjes së Shqipërisë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego