Luan Hajdaraga konferencë shtypi për ushtrinë shqiptare (15 Gusht 1998)
‘Ne po marrim masat e nevojshme për kompletimin logjistik të ushtrisë shqiptare me qëllim që ajo të plotësojë detyrat e saj. Në këtë kuader ne kemi planifikuar dhe përmisimin e armatimit të ushtrisë shqiptare. Dhe së afërmi po planifikojmë dhe disa porosi të rëndësishme në vende të ndryshme për të rritur dhe për të përmisuar arsenalin ushtarak të ushtrisë shqiptare’ – u shpreh Luan Hajdaraga në konferencën e sotme.
Në kohën kur diplomatët amerikanë largohen të kërcënuar nga terrorizmi islamik. 1 mijë e 700 ushtarë të NATO-s dhe 300 shqiptarë demonstrojnë forcat dhe monovrat në rajonin Krujë dhe Rinas. Janë marrë masat e sigurimit të lartë për garantimin e jetës së tyre theksoi ministri i Mbrojtes Hajdaraga. Pas incidentëve të serbëve është forcuar regjimi i kufirit. Manovrat ushtarake dëshmojnë vendosmërinë e NATO-s për të hyrë ushtarakisht në parandalimin e konfliktit në Ballkan./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame