Luan Hajdaraga për Qeverinë Meta – ( 30 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Ministrin e Mbrojtjes Luan Hajdaraga për Qeverinë Meta.
Luan Hajdaraga, Ministri i Mbrojtjes:- “Nuk priten ndryshime të karakterit programor përveçse ne do të thellohemi në proceset e ristrukturimeve dhe reformimit të ushtrisë shqiptare dhe viti që vjen do të shënojë një hap të rëndësishëm cilësor në këtë drejtim. Unë mendoj që kabineti i zotit Majko dhe kabineti i zotit Meta nuk kanë pësuar ndryshime të rëndësishme. Është një zhvillim i mëtejshëm i kualiteteve të Qeverisë. Edhe kolegët tanë të cilët u larguan nga Qeveria për të cilët unë kam dhe ruaj respekt teë veçantë për punën dhe kontributin e tyre. Ka qenë një ekip mjaft i mirë ashtu sikundër e konsideroj edhe këtë ekip që është sot. Sigurisht që i takon Kryeministrit të zgjedhë edhe ekipin e tij. Unë mbetem i nderuar për arsye se nga tre Kryeministrat e Qeverisë Socialiste, zoti Nano, zoti Majko dhe zoti Meta kam qenë i zgjedhur prej tyre si Ministër i Mbrojtjes”.
Gazetarja:- Si mendoni se do të jenë raportet midis PS dhe Qeverisë së re?
Luan Hajdaraga, Ministri i Mbrojtjes:- “Do të jenë shumë të mira. Nuk flitet për kriza midis këtyre dy institucioneve të reëndësishme, midis partisë dhe qeverisë, sigurisht ato që janë trajtuar janë çështje të cilat kanë të bëjnë jo me thelbin por kanë të bëjnë me çështje të tjera të cilat janë dytësore mendoj unë dhe në këtë kuadër mendoj që marrëdhëniet midis Qeverisë dhe PS do të jenë vazhdimisht shumë të mira”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego