Luan Hajdaraga për situatën në veri – (22 Shkurt 1999)


Luan Hajdaraga për situatën në veri – (22 Shkurt 1999)

21:44 22/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Luan Hajdaraga, ministri i Mbrojtjes:- “Në këtë kuadër ministria e Mbrojtjes ka marrë dhe po merr të gjitha masat e nevojhme me qëllim që të rrisë gadishmërinë luftarake të divizionve tona në veri, duke patur si detyrë gjithmonë karakter mbrjtës. Në këtë kuadër ne kemi marrë masa të cilat sëbashku me pushtetin lokal, me forcat e ministrisë së Rendit, kanë rritur mjaft efikasitetin e forcave ushtarake në veri”.

Gazetarja:- Kanë kaluar forcat ushtarake në gadishmërinë nr.1?

Luan Hajdaraga, ministri i Mbrojtjes:- “Jo nuk kanë kaluar ato kryejn detyrat e tyre sikundër i kryejn në situata normale, megjithatë ne po e ndjekim situatat me vëmendjen më të madhe dhe informohemi për të gjitha çka ndodh në atë zonë minutë për minutë”.

Gazetarja:- Cilat janë reagimet e fundit që vijnë nga kufiri shqiptaro-serb?

Luan Hajdaraga, ministri i Mbrojtjes:- “Këto ditë mund të them që situate në vijën e kufirit ka qenë e qetë megjithëse siç e thashë luftimet janë zhvilluar në afëri të kufirit tonë shtetëror”.

Gazetarja:- Ne rastëse do të ketë sulme të Natos të bazave serbe në Kosovë cili do të jetë reagimi më i hershëm i ushtrisë shqiptare?

Luan Hajdaraga, ministri i Mbrojtjes:- “Sigurisht që Shqipëria i ka dhënë të gjithë lehtësirat e nevojshme aeroportuale forcave të Natos, është një vendim i Këshillit të Ministrave dhe në i kemi vënë në dispozicion ato dhe mund ti përdorin forcat e Natos në rast se e shikojnë të nevojshme. Krahas kësaj ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për ti bërë ballë çdo provokimi nga pala serbe”.

Gazetarja:- A mendoni se rrezikohet kufiri territorial shqiptar?

Luan Hajdaraga, ministri i Mbrojtjes:- “Deri tani nuk shikojmë ndonjë rrezik eminent, megjithatë ne po i marrim të gjitha masat e nevojshme për ti bërë ballë çdo situatë atje”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme