Luan Hajdaraga, shpenzimet buxhetore – (1 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga ka realizuar shpenzimet buxhetore me transparencë pa djegur fondet e planifikuara nga shteti per mbrojtjen gjate vitit ‘99. Është ky përfundimi i dalë nga deputetët pjestarë të komisionit të mbrojtjes duke i dhënë përgjigje në një farë mënyrë akuzave ndaj Hajdaragës në shtyp.
Për vitin 2000 buxheti parashikon të ardhura për mbrojtjen. Rritja e shpenzimeve bazohet në nevojat e ushtrisë për ripërqëndrimin dhe përshtatjen e strukturave të saj në bazë të parametrave të NATO-s. Në muajin Korrik të vitit 2000 do të ketë rritje të rrogave të ushtarakëve me 8 përqind dhe shtesë në rrogë për ata që punojnë me orë të zgjatura në detyrë.
Përsa i përket strehimit me 100 kontinierët e përdorur për refugjatët kosovarë, do të ngrihet qyteza për strehimin e oficerëve të rinj. Një pjesë e oficerëve do të strehohen duke përdorur fondet e kredisë greke./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame