Luan Hajdaraga takim me delegacionin hungarez (10 Dhjetor 1999)


Luan Hajdaraga takim me delegacionin hungarez (10 Dhjetor 1999)

15:24 10/12/1999

Sot paradite Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga priti në takim zotin Janos Homoki, Sekretar Politik i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Hungarisë. Qëllimi i vizitës së delegacionit hungarez, përveç nënshkrimit të protokollit të ndihmës humanitare për Shqipërinë ishte dhe dorëzimi i një sasie pajisjesh për ngritjen e një qendre logjistike pranë Ushtrisë Shqiptare për menaxhimin e krizave.

U vlerësua nga të dy palët bashkëpunimi i deritanishëm në fushën ushtarake. Hajdaraga theksoi se përvoja e ushtrisë hungareze, e cila sapo ka hyrë në NATO është një përvojë e vlefshme e cila do të na shërbejë për të eleminuar gabimet që mund të bëhen gjatë rrugës për hyrjen e Shqipërisë në NATO. Janos Homoky shprehu besimin se bashkëpunimi mes dy ushtrive do të jetë më intensiv në të ardhmen dhe se ndihmat që ata sollën janë vetëm një fillim i mbarë./tvklan.al






Të ngjashme