Luan Rama: Fajin për listat e votuesve e kanë bashkiakët demokratë (16 Shtator 2000)
Socialistët kanë fajësuar dhe njëherë bashkiakët demokratë për manipulimet në listat e votimeve. Sekretari Rama tha se në të gjithë vendin funksionojnë qendrat e verifikimit në listat e votimit, por është Partia Demokratike e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë këto lista. Sipas sekretatit Rama, në qendra e votimit 124 dhe 124/1, mospërputhja vjen si rezultat i ndarjes jo të rregullt nga ana e Bashkisë dhe formularëve në Gjendje Civile nëpërmjet këtyre dy qendrave.
Kështu 56 formularë të qendrës së votimit 124 ishin kaluar në qendrën 124/1. Ndërsa në qendrën e votimit 133 dhe 158, rezulton një diferencë e madhe midis numrit të zgjedhësve në listat paraprake dhe atyre të deklaruar nga grupet e regjistrimit. Kështu në qendrën e votimit 133, janë deklaruar në procesverbalin e dorëzimit 414 zgjedhës dhe në listë janë printuar 155./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame