Luan Rama konferencë shtypi (24 Qershor 2000)


Luan Rama konferencë shtypi (24 Qershor 2000)

15:31 24/06/2000

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun pranë Partisë Socialiste Luan Rama ka komentuar sot në një konferencë shtypi fushatën brenda e zgjedhjeve brenda partisë së tij. Rama është ndalur dhe tek vizita e anuluar e Berishës në Kosovë si dhe tek vizita e tij po e anuluar në Tropojë. Rama tha se grupe militantësh të Partisë Demokratike të cilët ndodhen në Kosovë, protestojnë me thirrjet “Poshtë NATO”, “Poshtë KFOR-i”. Këto thirrje sipas selisë rozë janë të ngjashme me thirrjet e serbëve të Mitrovicës.

Kreu demokrat sipas sekretarit Rama duhet të distancohet nga këto veprime, nëse nuk i ka urdhëruar ai vetë të protestojnë kështu. Ndërsa lidhur me vizitën e anulur të kryetarit të Partisë Socialiste në Kosovë, Rama u shpreh:

“Jua kam thënë dhe vetë zoti Nano e ka deklaruar që ai nuk është nisur për t’u kthyer në misionin e tij në kufi për të vajtur në Kosovë dhe do të shkojë në Kosovë në momentin më të parë kur vizita e tij të jetë në funksion të përmirësimit të situatës atje.”/tvklan.al






Të ngjashme