Luan Rama: Kryesia e PS-së mbështet qeverinë Meta në përmbushje të mandatit të saj (19 Prill 2001)
Pas mbledhjes, sekretari i Marrëdhënieve Publike Luan Rama, doli përpara gazetarëve për të shpjeguar disa nga qëndrimet e kryesisë gatë diskutimeve që zgjatën rreth 3 orë. Sipas Ramës do të vazhdojnë diskutimet me aleatët për zonat e lira, ndërsa në listën e kandidatëve socialistë për deputet, pritet të ketë ndryshime sepse nëpër konferencat e rretheve nuk janë zbatuar plotësisht kriteret e përcaktuara më parë. Rama tha se kryesia e Partisë Socialiste mbështet qeverinë Meta në përmbushje të mandatit të saj.
“Ndërkaq, kryesia e partisë edhe njëherë ritheksoi në unaminitet mbështetjen e plotë për Kryeministrin Meta dhe qeverinë që ai drejton dhe në momentin kur shqiptarët pasi ta kenë votuar në mazhorancë për shkak të qeverisjes shumë efektive të vendit në 4 vjet, të na japin votën përsëri për të vazhduar bashkarisht rrugën e nisur. Natyrshëm do të krijohet një kabinet i ri qeveritar. Në këtë kuptim e thashë unë konceptin. Kjo nuk do thotë që diskutuam apo përjashtuam, apo kontestuam qeverinë. E thashë, e mbështesim plotësisht në hapar e saj”./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame