Luan Zhegu, kandidat për Minibashkinë 9 (16 Shtator 2000)
Edi Rama, kandidati për kryebashkiak i Tiranës, takimet e radhës sot i kishte me zgjedhësit e zonës 9. I shoqëruar nga socialistët Ulqini dhe Poçi, Rama është pritur në cirkun e Tiranës në një atmosferë festive. Për të prezanztuar kandidatin e minibashkisë, artistin Luan Zhegu, ka folur kryesocialisti i Tiranës, Ulqini dhe më pas mes emocionesh dhe vetë këngëtari Luan Zhegu. Radhën për të folur më pas e kishte Rama.
“Gjatë këtyre ditëve, sa herë më vjen radha kam shumë emocione, por një njeri si Luani që ka 25 vjet në skenë ka emocione kur del dhe flet për qytetin.”
Krerët e vjetër të bashkisë nuk donin që ministritë të lyheshin e të pastroheshin tha ai, por donin t’i linin në pisllëkun që i kishte mbuluar prej 10 vitesh. Kjo tregon tha Rama fare mirë alternativën dhe vizionin që ata kanë për Tiranën./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj