Lufta e Francës kundër terrorizmit: Në monitorim rreth 15 mijë persona


Lufta e Francës kundër terrorizmit: Në monitorim rreth 15 mijë persona

18:57 12/09/2016

Shërbimet e sigurisë po parandalojnë çdo ditë komplote terroriste dhe po shkatërrojnë rrjete militantësh. Deklarata vjen nga kryeministri francez, Manuel Valls, i cili në një intervistë për mediat në vend tha se janë rreth 15,000 persona në të gjithë vendin që po monitorohen për radikalizim, ndërkohë që shteti vazhdon luftën e tij kundër militantëve xhihadistë.

Në të shkuarën, autoritetet kishin deklaruar se ishin rreth 10,000 persona, të identifikuar si rrezik i madh.

Një 15 - vjeçar u arrestua në shtëpinë e tij në Paris të shtunën, pas dyshimeve se po planifikonte një sulm gjatë fundjavës.

Hetuesit thanë se ai ishte nën vëzhgim që prej muajit Prill dhe se kishte patur kontakte me një anëtar francez të të ashtuquajturit Shtetit Islamik, me emrin Rashid Kasim.

Franca ka qenë në gjendje emergjence qëkur ISIS sulmoi Parisin në Nëntor të këtij viti, ku u vranë 130 persona, në atë që presidenti François Hollande e quajti "akt lufte".

Gjithsesi, një komision hetimor zbuloi së fundmi se gjendja e emergjencës kishte vetëm një “impakt të limituar” në përmirësimin e sigurisë. Komisioni vuri në pikëpyetje pozicionimin e rreth 6000 - 7000 ushtarëve për të mbrojtur shkollat, sinagogat, dyqanet dhe pika të tjera të rrezikuara.

vals

“Do ketë sulme të reja”

“Sot kërcënimi është në maksimum dhe ne jemi shënjestra

,” tha Valls për mediat franceze.

“Çdo ditë, shërbimet e inteligjencës, policia, shkatërrojnë rrjete, gjurmojnë terroristë. Janë rreth 15,000 persona në Francë që monitorohen, për shkak se janë në proces radikalizmi.”

Më tej, kryeministri francez shtoi: “

Do ketë sulme të reja. Viktima të pafajshme.”

Siguria është një çështje primare në zgjedhjet e reja presidenciale të vitit të ardhshëm, por Valls deklaron se propozimet nga ish – presidenti francez, Nikolas Sarkozi, për të ngritur gjykata speciale dhe qendra ndalimi, nuk është përgjigjja.

Sarkozi, i cili deklaroi në gusht se do kandidonte sërish për president gjatë fundjavës dha një intervistë për gazetën franceze “Le Journal du Dimanche”, ku tha: 

“Çdo francez i dyshuar për lidhje me terrorizmin, sepse kontrollon rregullisht faqe xhihadiste, ose sjellja e tij tregon shenja radikalizmi, ose është në kontakt me njerëz të tillë, duhet dërguar në qendrat e ndalimit”.

Ndërkohë, hetuesit francezë ngritën akuzat kundër njërës prej grave të arrestuara në lidhje me një tentativë sulmi pranë Katedrales së Notre Damit në Paris. Ornela G, 29 – vjeç, akuzohet për përfshirje në një akt terrorist dhe tentativë vrasje.

Tre gra të tjera u morën në pyetje nga policia, pasi një makinë e mbushur me cilidra gazi u gjet të dielën e shkuar afër Katedrales. Ato akuzohen se po planififikonin sulmet e tjera.

Prokurori francez François Molins tha të premten se gjurmët e gishtave të Ornela G ishin gjetur brenda makinës.

Ajo njihej nga agjentët e inteligjencës si dikush që po konsideronte të shkonte në Siri. 29 - vjeçarja u arrestua në Francën jugore të martën me të dashurin e saj, i cili u la i lirë./tvklan.al





Të ngjashme