Lufta e komunizmit kundër fesë


Lufta e komunizmit kundër fesë

Autori: Blendi Fevziu

23:45 04/04/2011

Emisioni “Opinion” u fokusua mbrëmjen e sotme në luftën që Shqipëria komuniste e viteve 1944-1990 i bëri fesë, të cilin e quanin një nga elementët më të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare.

Enver Hoxha në një letër të mbyllur u tha komunistëve se duhej bërë një luftë shumë e madhe për fenë, që duhej të përqëndrohej në propagandën kundër saj, duke përfshirë shtypin, punonjësit dhe kinematografinë. Lufta e mirëfilltë e Shqipërisë komuniste kundër fesë nisi në vitin 1967, kur u mbyllën të gjithë institucionet fetare.

Në materialet e transmetuara në emisionin “Opinion”, të cilat janë marrë nga tre dokumentarët e Kinostudios “Shqipëria e Re”, vërehet shpifja dhe dhuna verbale që është shprehur kundër fesë./tvklan.al  






Të ngjashme