Lufta kundër korrupsionit (30 Korrik 1999)
Angazhimi i shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit është tema e seminarit të organizuar nga një fondacion gjerman në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Gjashtë referues nga fusha të ndryshme përfshirë edhe median si një organ në denoncimin e luftës kundër krimit. Por cili është roli i Organit të Lartë të Shtetit në kontrollin e elementëve të korrupsionit në organet shtetërore.
Krerë të kontrollit të shtetit kanë nxjerrë elementin korruptiv në cilat fusha shfaqet ai më aktiv, dhe disa nga këta që janë përmenduar jane fusha e privatizimit te prones shteterore ku më të evidentuar janë fabrika e tullave Vlorë dhe për privatizimin e serës në Selenicë.
Në fushën e prokurimit me fonde publike është vërtetuar se në 30 % të tenderave të organizuar nga Ministria e Punës dhe Transportit, pothuajse të gjithë kishin shkelje proceduriale ndërsa sektori i kontranandës në Prokurorinë e Përgjithshme e sheh korrupsionin si një aleat të krimit të organizuar dhe organet e ndjekjes penale në një luftë kundër tij.
Këtu është hedhur ideja se askush nuk hedh para kot në Shqipëri pa patur mbështetjen e pushtetarëve. Mjaft raste dhe fakte janë denoncuar por asnjëherë nuk kemi për ta njohur mafiozin e vërtetë. Sipas specialistëve zbardhja e mjaft çeshtjeve duhet filluar nga ata që duhet të zbulojnë korrupsionin të cilët mbeten dhe elementi më i korruptuar./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti