Lufta kundër turbekulozit – (23 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Një datë përpara ditës ndërkombëtare për turbekulozin Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkpunim me ministrinë e shëndetësisë shqiptare sëbashku kundër turbekulozit. Të sensibilizojmë opinionin për të rritur ndërgjegjshmërinë, për të fituar zhdukjen e kësaj sëmundje.
700 të sëmurë të rinj çdo vit nga turbekulozi në Shqipëri, ndërkohë që të infektuar kemi 100 mijë. Sipas specialistëve në ministri zona verilindore e vendit është më e prekura për shkak të kushteve klimaterike. Sëmundja infective që prek veçanërisht mushkritë nuk është e trashëgueshme dhe prek më shum fëmijët që janë në kontakt me të sëmur të tillë. Por edhe alkolistë dhe duhanxhinj. Në shqipëri shifrat e këtyre të sëmurëve nuk i kalojnë limitet.
Në disa zona të thella të cilat shfaqin më shumë rrezikshmëri mungojnë dispanseritë. Por me njohjen e kësaj dite OBSH dhe ministria jonë do të rikonstruktojnë 12 dispanseri dhe laboratore në tre spitale të sëmundjeve pneumonare./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti