Video/ Në shtëpinë e grabitësit të vrarë, familjarët e tronditur
Xhuljan Sollaku, 20-vjeç, i cili u vra gjatë përplasjes me armë me policinë, pasi bashkë me tre shokët e tij sulmuan një shtëpi në Fier për ta grabitur, është nga Labinoti i Elbasanit.
ABC News
shkoi në shtëpinë e tij dhe gjeti familjarë të tronditur. Sa kishin marrë lajmin se i vrari në Fier ishte njeriu i tyre gratë nisën të vajtonin. Siç shikoni dhe nga pamjet, njërës prej grave të shtëpisë i bie të fikët në rrugë.
Ata nuk dinin asgjë se ku ndodhej 20-vjeçari dhe kjo ngjarje ishte tronditje.
/abcnews.al