Lufta mes SHBA-së dhe Irakut (17 Dhjetor 1998)
Janë këto pamjet të sulmit të dhunshëm ndaj Bagdadit. Sulmi ka filluar në orën 22:15 dhe kanë qënë bombardierët B52 amerikanë dhe britanikë të cilët të nisur nga luftanijet ti dislokuara në Gjirin Persik, kanë sulmuar për 6 orë rresht kryeqytetin Iraken. Sulmi i zhvilluar me pesë faza e shndërroi qiellin e Bagdadit në një arenë.
Sulmi i natës së mbrëmshme ishte një kundërpërgjigje e Klinton për mospranimin nga ana e Sadamit për të bashkëpunuar me vëzhguesit e OKB-së për ç’armatimet nga armët bërthamore. Sipas bilanceve të fillimit bëhet fjalë për pesë të vdekur dhe më shumë se 30 të plagosur. Toni Bler ka deklaruar se aviacioni do të bëjë të pamundurën të evitojë goditjet ndaj civilëve./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori