Lufta në Kosovë, Berisha: Millosheviç po përpiqet të shfarosë shqiptarët


Lufta në Kosovë, Berisha: Millosheviç po përpiqet të shfarosë shqiptarët

Autori: Blendi Fevziu

23:30 26/03/1999

Është çështja e Kosovës ajo që ka sjellë liderin e opozitës, Sali Berisha në një intervistë speciale në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Vetëm pak orë më parë rreth 20 mijë refugjatë kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë, ndërkohë që bëhet me dije se rreth 400 makina serbe po sjellin mijëra e mijëra të tjerë. Lidhur me këtë situatë, Berisha u shpreh përballë gazetarit Alfred Peza se Millosheviç po përpiqet të zbatojë platformën e shfarosjes së shqiptarëve si sfidë ndaj bombardimeve të NATO-s. Ai shtoi se shumë fshatra dhe qytete janë në flakë dhe mijëra qytetarë kanë ikur në drejtim të paditur.

“Këto ditë kanë qenë ditët më të dramatike të zhvillimeve në Kosovë. Millosheviç iu përgjigj sulmeve ajrore duke u hakmarrë në mënyrën më primitive dhe çnjerëzore ndaj shqiptarëve të armatosur. Me dhjetra fshatra janë rrafshuar, qyteteve iu është vënë zjarri dhe mijëra qytetarë janë larguar në drejtime të panjohura. Millosheviç po përpiqet të zbatojë platformën e shfarosjes së shqiptarëve si sfidë ndaj bombardimeve. Në Kukës deri para pak çastesh kanë hyrë më se 15 mijë kosovarë”, tha Berisha./tvklan.al






Të ngjashme