Lufte mes policisë dhe të shumëkërkuarit të Shkodrës (16 Tetor 2000)


Lufte mes policisë dhe të shumëkërkuarit të Shkodrës (16 Tetor 2000)

15:04 16/10/2000

Betejë mes policisë dhe një të shumëkërkuari në Shkodër. Ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve po diskutonin për votimet, mbrëmë vonë në fshatin Dukagjin, forcat speciale të nisura nga Tirana në një sekret të plotë, kanë rrethuar shtëpinë e Dedë Stragut, të shumëkërkuarit nga policia për krime dhe vrasje.

Thirrjes së policisë për t’u dorëzuar familjarët e tij u përgjigjën me zjarrin e armëve, reagim i cili ka qenë shumë i shpejtë që ka detyruar specialët të marrin pozicion veprimi. Kjo i ka shërbyer të shumëkërkuarit t’i shpëtonte ndjekjes së policisë. Por, beteja e specialëve ka vazhduar me vëllain e të kërkuarit 19-vjeçari Çesk Stragu i cili po qëllonte me një automatik.

Por, nuk ka zgjatur shumë shkëmbimi i zjarrit pasi ky i fundit u ndalua nga specialët të cilët gjetën vetëm disa armë në shtëpinë e vëllezërve Stragu. Ndërkohë operacioni për kapjen e Dedës po vazhdon ende në malet e Dukagjinit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme