Lufter Xhuveli intervistë për ndihmat e refugjatëve (20 Prill 1999)


Lufter Xhuveli intervistë për ndihmat e refugjatëve (20 Prill 1999)

11:41 20/04/1999

Lufter Xhuveli: Kujdesi për të mos shpërdoruar ndihmat dhe për të mos patur abuzime është një domosdoshmëri dhe Qeveria Shqiptare është duke e treguar këtë për të gjitha ato struktura që lidhen me menaxhimin e ndihmave. Kuota ushqimore është në diskutim, pra ata që do të jenë në familjet shqiptare, sepse një pjesë e madhe siç e dini janë vendosur në
familjet shqiptare, parashikohet të ketë një kuotë disi më të madhe, dhe për ata që do të jenë në kampingje parashikohet të ketë një kuotë tjetër.

Lufter Xhuveli, Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit, ka mohuar akuzat e opozitës për abuzimet e Qeverisë me ndihmat humanitare për refugjatët kosovarë, duke ia lënë fjalën e fundit Kontrollit të Shtetit. Xhuveli ka përmendur para gazetarëve shifrat në miliona dollarë të përfituara nga Banka Botërore për projektet e bujqësisë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme