Luftëtari barazon me Flamurtarin
Luftëtari barazoi 1 – 1 me Flamurtarin, por mbetet sërish në zonën e rënies. Një sfidë e luftuar shumë nga të dy ekipet gjatë të gjithë kohës.
Zhufo shënoi në mesin e pjesës së parë duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Flamurtarit. Përpjekjet e sulmuesve të Luftëtarin hasën për shumë minuta në pengesën Nurkoviç. Bregu arriti të barazonte rezultatin në minutën e 80’, duke shmangur një humbje të rëndë për ekipin gjirokastrit.
Pas 13 javësh kampionat klasifikimi udhëhiqet nga Skënderbeu, 8 pikë i shkëputur nga Kamza e vendit të dytë. Ekipi korçar mundi Kukësin 2 – 1 në përballjen e së shtunës, ndërsa surpriza Kamza fitoi 1 – 0 me Teutën në Durrës. Duket se është rikthyer edhe Partizani pas rezultateve zhgënjyese të fazës së parë. Të kuqtë fituan 3 – 0 të dielën në fushën e Lushjnes. Vllaznia bëri një hap flas duke humbur 2 – 1 në shtëpi me Laçin.
/Tv Klan