Luftëtari feston Europën
Debutimi i Luftëtarit në kupat e Europës ishte një arsye me shumë për të festuar në Gjirokastër. Me stemën e Europa League në bluza, lojtarët u bënë njësh me tifozët në pallatin e sportit. Kristal Abazaj dhe Devji Bregu, që mbyllën një kapitull të suksesshëm me gjirokastritët e vleresojne si historike këtë arritje të skuadrës.
Kristal Abazaj: “
Një sezon super, e kemi treguar si vjet dhe këtë vit që jemi ekip i mirë, por kësaj here e kurorëzuam me kualifikimin në kupat e Europës dhe kjo është pozitive”.
Dejvi Bregu: “
Kjo do të thotë krenari më vete pasi bëmë krenar një qytet dhe besoj se e meriton”.
Kristal Abazaj, i cili do të luajë sezonin e ardhshëm me Anderlecht kujton momentin më të mirë në kampionatin që sapo u mbyll me Luftëtarin.
Kristal Abazaj:
“Fitorja me Partizanin dhe goli ndaj këtij ekipi është më i bukuri për këtë sezon”.
Luftëtari i drejtuar nga Hasan Lika do të qëndrojë disa ditë pushim për t’u grumbulluar më 6 Qershor në pritje të shortit të Europa League.
Tv Klan