Luftëtari mund 5-0 Partizanin, dorëhiqet trajneri Starova


Luftëtari mund 5-0 Partizanin, dorëhiqet trajneri Starova

15:05 17/12/2017

Ajo që pritej të ishte një ndeshje e kujdesshme dhe me rezultat minimal në fakt rezultoi krejt e kundërta. Përballja e Luftëtarit të Hasan Likës me Partizanin e Sulejman Starovës ishte një turpërim për skuadrën kryeqytetase.

Në fund rezultoi se Lika e njeh edhe më mirë Partizanin se vetë Starova. Gjirokastritët ndryshe nga ç’thuhet nuk i kursyen golat ndaj Prtizanit. 5-0 fitoi skuadra vendase duke i dhënë të kuqve një prej humbjeve më shokuese të viteve të fundit. 3 gola u shënuan në pjesën e parë të takimit. Devi bregu hapi festivalin në minutën e 21 e më pas porta e partizanit nuk u mbyll më. Jo vetëm që nuk bëhej fjalë për reagim, por lojtarët e kuq vetëm sa shëtitën fanellat e tyre në stadiumin e Gjirokastrës.

Goli i dytë erdhi në minutën e 36 nga Abazaj dhe dy minuta më pas Luftëtari shënon të tretin me Ruca. Edhe në pjesën e dytë ishin vendasit që bënë lojën ndërsa partizani dukej sikur po shijonte shfaqen në i ulur në radhën e parë. Eri Lamçe shënoi dy herë.

Kjo humbje katastrofike bëri që trajneri Sulejman Starova të japë dorëheqjen nga stoli i Partizanit menjëherë pas sfidës.

Fitorja e dytë radhazi e ngjit përkohësisht Luftëtarin në vendin e shtatë me 16 pikë.

Në Vlorë mes flamurtarit dhe Laçit minutat e mbetura nga ndeshja që u shty për shkak të motit nuk sollën ndryshim të rezultatit.

Tv Klan






Të ngjashme