
Luftëtari mund Kukësin, Vllaznia barazon me Partizanin
Luftëtari fitoi me rezultatin 2 – 1 sfidën me Kukësin në Gjirokastër.
Fillimisht shënoi Guri për miqtë, por më pas golat e Abazajt dhe Liçajt përmbysën rezultatin.
Vllaznia – Partizani përfundoi pa gola. Dy ekipet kanë synime të ndryshme, shkodranët të qëndrojnë në Superligë, ndërsa të kuqtë të kualifikohen në kupat e Europës.
Laçi fitoi me rezultatin 3 – 1 në fushën e Lushnjes në sfidën tjetër të javës së 25.
Tv Klan